INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani padit: Veliaj në dorë të gjykatës

Nishani padit: Veliaj në dorë të gjykatës

Publikuar më: 18:23 12-05-2016

Presidenti Bujar Nishani doli në një konferencë për shtyp, për dy çeshtje të rëndësishme sipas tij, që kanë të bëjnë me akuzat e Erion Veliajt të bëra pak ditë më parë në një emision televiziv.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka akuzuar kreun e Shtetit për grabitjen e një prone në Elbasan si dhe për disa vendime të tij. Për këtë çështje, Nishani tha se akuzat janë të rënda nga një autoritet lokal ndaj Presidentit të Republikës apo Kryetarit të Shtetit Shqiptar. Për këtë arsye, ai theksoi se do ta çojë çështjen në Prokurori, e cila duhet të vërtetojë nëse Presidenti është hajdut apo kryebashkiaku shpif.

Si çështja e dytë, Presidenti veçoi në konferencën për shtyp, protestën e Bashkisë së Tiranës një ditë më parë përpara Gjykatës Administrative. Kreu i Shtetit i kërkoi Prokurorisë që të nisë hetimet zyrtarisht, ndërsa theksoi se gjyqtarët e ndershëm të këtij vendi duhet të ngrihen për të mbrojtur Republikën.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës, duke thënë se Presidenti ka humbur legjitimitetin e interesit e të qenit përfaqësues i unitetit të popullit. Kryebashkiaku në deklaratë thotë gjithashtu se Nishani sulmon lodrat por nuk shqetësohet fare për një grup gjykatësish që e kanë bërë lodër në dyert e tyre interesin publik. 

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499