INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Të hapen dosjet, politikanët nostalgjik të komunizmit, këmbanë alarmi

Nishani: Të hapen dosjet, politikanët nostalgjik të komunizmit, këmbanë alarmi

Publikuar më: 19:37 31-10-2016

Gjatë ceremonisë së organizuar nga presidenca në “Pallatin e Brigadave” për “Tetorin gjerman”, kreu i shtetit i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të dënojë krimet e komunizmit. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka konsideruar këmbanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare rikthimin e nostalgjikëve të komunizmit në Shqipëri.

Nishani tha se ka politikanë që po dalin në mbrojtje të krimeve të komunizmit dhe se dosjet e asaj periudhe të sigurimit të shtetit nuk janë aksesueshme.

“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh modeli gjerman, Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit nuk janë të aksesueshme dhe lustracioni nuk merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm dhe të kamufluar me elementë artistikë.

Tentativat për të kopjuar në mënyrë tinzare dhe speculative  modelin gjerman duke u fokusuar në disa elementë sipërfaqësorë dhe kryesisht funksionimit administrative e magaloman të regjimit jo tek krimet reale të komunizmit dhe institucioneve të madhe të saj të dhunës bëjnë një dëm të madh memories historike.

Të rinjtë shqiptarë ashtu si bashkëmoshatarët e tyre gjermanë duhet të kenë mundësinë që të mësojnë në shkolla mbi krimet e komunizmit dhe të kenë vizita njohëse në burgjet dhe kampet e punës ku u burgosën dhe ekzekutuan me qindra dhe mijëra shqiptarë.

Klasa politike shqiptare ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës në vitin 1996 dhe 2006. Shtimi i zërave nostaligjik shpesh edhe nga politikanë në mbrojtje të hapur për krimet e kryera nga sigurimi i shtetit duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare”,tha Nishani

Kjo deklaratë e Bujar Nishanit bëhet pak ditë pas debatit për dekorimin nga ana e tij e disa anëtarëve të Ballit Kombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492