INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Zgjedhjet në Kavajë më 7 maj

Nishani: Zgjedhjet në Kavajë më 7 maj

Publikuar më: 11:24 24-03-2017

Më 7 maj do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kavajës. Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë së Kavajas, pas shkarkimit nga detyra të Elvis Roshit. Dekretimi i datës së zgjedhjeve erdhi pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e ish kryebashkiakut Roshi, i cili kundërshtonte vendimin e Kryeministrit për shkarkimin e tij. Ndërkohë Roshi ju ndërpre mandati i kryebashkiakut pas zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit. Prokuroria e kishte kërkuar shkarkimin e Rroshit në muajin dhjetor, pasi nuk deklaroi në formularin “Për Dekriminalizimin” një dënim për veprën penale të “përdhunimit në grup”, në vitin 1995 në Itali, përdorimin e disa emrave në Zvicër, si dhe ndalime dhe hetime për trafik droge në Itali dhe Zvicër

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729