INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin Lojrat Olimpike Dimërore, më të ftohtat në histori, por që shkrijnë akuj [FOTO]

Nisin Lojrat Olimpike Dimërore, më të ftohtat në histori, por që shkrijnë akuj [FOTO]

Publikuar më: 13:17 09-02-2018

Kanë nisur në PyeongChang në Korenë e Jugut Lojrat Olimpike Dimërore të cilësuarat më të ftohtat e historisë por që pritet të shkrijnë akujt mes dy Koreve.

Mes masash të rrepta sigurie ceremonia nisi magjishëm nën pushtetin e dëborës dhe atletët që parakalonin me flamujt e shteteve përfaqësuese, mes të cilëve parakaluan edhe dy skiatorë shqiptarë Erion Tola dhe Suela Mëhilli. Plot 92 kombe me flamuj shëmngjyrsh mbushën Stadiumin Olimpik.

Mes dritash, parakalimesh shumë unike spektatorët e të gjithë botës shijuan hapjen e një prej eventeve të rëndësishme të Sportit që forcon edhe më tej marrëdheniet mes shteteve.

I pranishëm është edhe zv president amerikan Mike Pence.

Këto lojra në fakt konsideron një test mes Koresë së Veriut dhe fqinjit jugor që përfaqësohen nën të njëjtin flamur, një bashkim që synon të ul tensionet mes dy shteteve por edhe të tensioneve ndërkombëtare duke patur parasysh kërcënimet e diktatorit Kim Jong un.

Moment historik u regjistrua sigurisht shtrëngimit të dorës mes presidentit të Koresë së Jugut dhe të deleguarës së Kim Jong un vetë motra e tij, Kim Yong –nam.

3333.jpg

1111.jpg

2222.jpg

2.jpg

5.jpg

6.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486