INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin punimet për ndërtimin e spitalit të ri, Rama jep lajmin e mirë: Do rrisim pagat për bluzat e bardha

Nisin punimet për ndërtimin e spitalit të ri, Rama jep lajmin e mirë: Do rrisim pagat për bluzat e bardha

Publikuar më: 11:20 23-10-2018

Qeveria do të rrisë pagat e mjekëve dhe infermierëve në vitin 2019. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe të Kirurgjisë, pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Edi Rama

Stigma e padrejtë që i barazon mjekët e infermierët me korrupsionin e vërteta është që shumica e atyre që shërbejnë me bluzat e bardha janë zemra e këtij sistemi që rimëkëmbin organizmat e dhjetëra mijëra njerëzve. Ne do të investojmë sërish në rritjen e pagave për gjithë trupën vitin që vjen, është e domosdoshme që të japim një mesazh të qartë të respektit dhe për ta mbajtur sa më të konsoliduar këtë trupë që ka nevojë për gjithçka por mbi të gjitha meriton vlerësim dhe respekt, sepse nuk është e lehtë që të punosh në kushte që nuk janë të duhura dhe nën një presion të ngritur mbi një opinion. Akte të familjarëve që arrijnë deri në gjeste të patolerueshme që mbarsen nga vorbulla e kazaneve të katundit që ne i përkasim

Duke folur për investimet në shëndetësi dhe arritjet e qeverisë në këtë fushë, Rama pohoi se ka ende për të bërë.  Kreu i qeverisë deklaroi se ambicia është arritja e një baze të mirëfilltë autonomie në spitale dhe krijimi i mundësisë që mjekët të kenë orët e tyre të ushtrimit privat të profesionit brenda mjediseve të shërbimit publik.

Edi Rama

Reforma është horizontale dhe ka prekur të gjitha aspektet që kanë nevojë për ndërhyrje, kontrolli mjekësor bazë falas për qytetarët nga 40-70 vjec po konsolidohet hap pas hapi kultura e të bërit kontroll. Falë kontrollit mjekësor bazë një numër individësh marrin njoftim për problemet e organizmit, lehtësojmë njerëzit por edhe kursejmë në shpenzimet për shëndetin.
Ambicia është më e madhe se kaq sepse e kemi shprehu dhe diskutuar me kohë domosdoshmërinë bazën e mirëfilltë të një autonomie, dhe për të kaluar në një fazë tjetër ku mjekët nuk paguhen më sipas kategorisë por sipas ngarkesës. Kjo është një domosdoshmëri ashtu siç është krijimi i mundësisë që mjekët të kenë orët e tyre të ushtrimit privat të profesionit brenda mjediseve të shërbimit publik. Janë dy elemente kyç që do ta çojnë përfundimisht sistemin tonë shëndetësor në të ardhmen. Ky para është pragu i të ardhmes, përtej ndërtimeve të reja, përtej rindërtimeve, përtej rritjes së pagës, përtej transformimit të logjistikës është sfidë materializimi i dy elementëve. Për ti materializuar këto dy elementë na duhet ende të kemi mjaftueshmërisht bazë për kostimin e shërbimeve dhe për protokollet sepse përndryshe do të hynim në një aventurë pafund të lumtur me siguri..Kjo është arsyeja se pse do të jetë themelore zgjidhja e shefave të shërbimeve është e rëndësishme, shpresoj që të ketë me shumë gra. Administratorë të mirë në të gjitha aspektet, mjekë shumë të mirë por jo domosdoshmërisht administratorë të mirë.

Rama foli edhe për ndërtimin e 300 qendrave të reja shëndetësore, ndërsa tha se projekti i ardhshëm pas ndërtimit të spitalit të ri pranë QSUT-së është ndërtimi i një parkingu. 

"Është e vetmja qendër spitalore në Europë, ku ende ka trafik të brendshëm makinash, ku ende kemi nevojë për të ndarë përfundimisht të gjithë shërbimin së bashku me gjithë pacientët nga pjesa e jashtme që interferon përmes makinave. Pasi të kemi lëvizur me këtë kantier të ri, do të nisim me ndërtimin e një parkimi  modern që do të shpërndaj makinat nga shërbimi. Të mos kemi më interferenca për ata që banojnë brenda"-tha kryeministri. 

"Me këtë investim të ri dhe me ç'ka ky investim i konsiderueshëm do të sjellë për qendrën, garantojmë një hop cilësor dhe një shërbim efikas dhe të integruar"-u shpreh kreu i qeverisë. Spitali i ri do të ketë 
120 shtretër dhe 7 salla operacionesh së bashku me sëmundjet e brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607