INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisma e re e Bashkisë së Tiranës, kosha të posaçëm për hedhjen e bishtave të cigareve

Nisma e re e Bashkisë së Tiranës, kosha të posaçëm për hedhjen e bishtave të cigareve

Publikuar më: 12:42 26-05-2016

Bashkia e kryeqytetit ka nisur të vendosë kosha të poaçëm për duhanpirësit. Ata duhet të hedhin bishtat e cigareve në vende të caktuara me qëllim mbajtjen pastër të Tiranës. Koshat janë mbajft të dallueshëm, pasi janë ideuar në formën e cigarejes. Deri tani ato janë vendosur në rrugën Ded Gjon Luli, pas Muzeut Kombëtar dhe sipas Bashkisë së Tiranës do të vijojë vendosja e tyre edhe në rrugë të tjera. Në fakt në disa shtete të botës janë vendosur rregulla represive për personat që hedhin bishta cigareje në tokë, duke vendosur masa me gjobë. Në Paris gjobiten me 68 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0032711029052734