Një 20-vjeçar me inicialet E.L ka humbur jetën ditën e sotme në ujërat e detit Adriatik ne Durrës.
I riu banues në qytetin bregdetar është mbytur në det rreth orës 13.50, në zonën e Currilave.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I riu është viktima e dytë për këtë fillim muaji. Më 2 qershor, një 22-vjeçar u mbyt tek Gjiri i Lalëzit teksa lahej në det.