INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një atentat ka tronditur qytetin e Lezhës

Një atentat ka tronditur qytetin e Lezhës

Publikuar më: 11:10 17-03-2017

Një 22 vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me armë zjarri drejt Nikoll Ndoj24 vjeç i cili në momentin e ngjarjes ishte duke lëvizur me mjetin e tij.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja si prova materiale.
Policia ka bërë me dije se dy të rinjtë ishin konfliktuar mëngjesin e djeshëm me njëri-tjetrin në Tale, ku banojnë dhe kishin debatuar. Por ndërsa janë përballur sërish pasdite, 22-vjeçari Deda ka ngritur armën për të vrarë Ndojin.
Policia është vënë në ndjekje të autorit mbi të cilin rëndojnë dy akuza “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168