INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ditë para seancës së 30 Gushtit, PD dorëzon amendimet për Vettingun

Një ditë para seancës së 30 Gushtit, PD dorëzon amendimet për Vettingun

Publikuar më: 10:05 29-08-2016

E marta pritet të jetë një seancë e “nxehtë” parlamentare, ku do të disktutohet dhe një nga projektligjet më të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi, ai i “Vettingut”. Opozita ka paraqitur kundërshti ndaj draftit final të miratuar vetëm me votat e shumicës në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi.
Por një ditë përpara seancës plenare, ku pritet të hidhet në votim projektligji për “Vettingun”, opozita ka dorëzuar në Kuvend amendimet e plota të ligjit për Vettingun. Kështu, PD ka dorëzuar 7 çështje që përkthehen në 28 amendamente.
Sipas Partisë Demokratike ligji aktual i propozuar paraqet probleme të thella me Kushtetutën, ndërsa i hap rrugën kontrollit të qeverisë mbi organet e drejtësisë.
PD:
“Roli aktiv dhe përcaktues që kanë organe të kontrolluara apo nën varësinë e pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI dhe DSIK), passjell kontroll tërësor të Qeverisë në të gjithë komponentët e procesit të rivlerësim.
Organet e reja të Vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave”.
Pritet seanca e së martes që të vendosë mbi amendimet e demokratëve për projektligjin e Vettingut.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551