INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një hap para drejt ngritjes së SPAK, zhbllokohet KLGJ

Një hap para drejt ngritjes së SPAK, zhbllokohet KLGJ

Publikuar më: 12:43 30-11-2018

Lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kaluan vettingun tashmë ka përfunduar, duke i hapur rrugë kështu ngritjes së dy organeve KLGJ dhe KLP-së. 

Kryetari i Gjykates së Lartë, Xhezair Zaganjori ka vendosur të thërrasë mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve në datën 12 dhjetor, për të zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjyqësorit.
Në njoftim thuhet se kjo mbledhje u thirr pasi kreu i Gjykatës së Lartë është njohur me listën e kandidatëve për KLGJ, të përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me datë 27 nentor.

Sipas ligjit “ për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pjesëmarrja e gjyqtarëve në mbledhjen për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një detyrim ligjior. Në bazë të ligjit Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej tyre janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa nga 5 anëtarët e tjerë të KLGJ, 2 i përkasin rradhëve të avokatisë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një tjetër nga Shoqëria Civile.

Zhbllokimi i këtyre dy organeve, Këshillit të Lartë të Prokurorië dhe të Gjyqësorit nënkupton njëkohësisht bërjen e një hapi të rëndësishëm drejt ngritjes së SPAK-ut, organ i cili u ngrit posaçërisht për gjykimin e zyrtarëve të lartë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225