Përfaqësuesja e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses-Ones ka treguar një histori të dhimbshme personale që e përloti gjatë një aktiviteti për gratë e prekura nga kanceri.
Zyrtarja e amerikane ka treguar se pikërisht në këtë muaj, 12 vite më parë ajo humbi mamanë e saj për shkak të kancerit.
'Do të doja të ndaja me ju sot diçka thellësisht personale. 12 vjet më parë në këtë muaj unë humba mamanë time për shkak të kancerit. E di personalisht që kanceri i gjirit na prek të gjithëve, pavarësisht se kush jemi apo nga vijmë. Partitë politike? Të parëndësishme! Pasuria? Të parëndësishme! Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjen', u shpreh ajo.
Leyla Moses-Ones ju drejtua dhe politike shqiptare që të bëhen bashkë, të ulen të gjejnë gjuhën e dialogut.
'Liderët shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushatë e përbashkët ku drejtuesit politikë të Shqipërisë të mblidhen së bashku për ta çuar vendin përpara. Koha është tani dhe mundësia është këtu. Gratë drejtuese shqiptare duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyer për qytetarët tuaj. Të gjitha këto janë të mundshme me drejtues të mirë në krye', theksoi Moses-Ones.