Një 15 vjeçar nga Vlora, që prej ditës që nis shkolla pra prej thuajse dy ditësh rezultonte i zhdukur. Prindërit e djalit shumë të shqetësuar kanë njoftuar policinë, pasi fëmija i tyre pas shkollës nuk u kthye më në shtëpi.
Pas njoftimit Policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim adoleshenti për “Largim nga banesa”. A.M.është banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë.
Po pas denoncimit edhe prindërit nisën kërkimet dhe për fat, e gjetën në një qendër ''Play Station'' ku kishte orë të tëra i mbyllur.