Gjatë një bashkëbisedimit të gjatë me gazetarët kryeministri Edi Rama ndali dhe tek çështja e nxehtë e Teatrit Kombëtar. Ai u duk i vendosur kur tha se së shpejt do të çelen dyert e Teatrit, që do të transformohet plotësisht.
“Godina e Teatrit nuk është një çështje verbërie apo indiference, por realiteti, një godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm, jo për të qenë teatër kombëtar. Nuk ka qenë aty teatri me planin italian apo pas luftës. Ka mbetur gjë e përkohshme gjithë jetën si rezultat i pamundësive, sot është e degraduar, është e pariparueshme. Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike dhe nëse do të i kishte hapësirat për teatër atëherë nuk do të ishte e mundur të restaurohej, por të shembej dhe rindërtohej. Asnjë centimetër nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat pas rrethimit të teatrit. Me projektin e ri kërkojmë shumë më tepër fond me privatin për ta këmbyer me një truall pas teatrit ku ka ferra, vlera që i marrim këtij trualli është një teatër i ri. Muzeu do të jetë brenda godinës së re të teatrit,” bëri me dije Edi Rama.