Çdo ditë e më shumë teknologjia po ndryshon jetën tonë dhe e ardhmja duket me të vërtetë magjike.
Volvo synon të na habisë pasi është duke planifikuar të ndërtojë një makinë e cila nuk do të jetë vetëm e tillë, por do të mund të shndërrohet në një krevat por edhe në një zyrë kështu që ju e merrni punën kudo që të shkoni.
Volvo prezantoi automjetin e quajtur 360 C, një makinë autonome, elektrike, pa shofer, pa timon dhe pa motor.
Volvo 360C ofron katër mjedise të brendshme të ndryshme, që lejojnë disa aktivitete në makinë: gjumin, punën e zyrës, mbledhjet e punës dhe komunikimin me familjarët ose miqtë.
Volvo 360c do të bëhet kështu një alternativë për udhëtimet e shkurtra ato më pak se 300 kilometra.
Besohet se automjeti i ri do të ndihmojë që në të ardhmen udhëtimi të mos shihet si një eksperiencë stresuese, por edhe një mënyrë sesi të jetosh duke lëvizur. Dhe sigurisht të jesh i qetësuar kur mbërrin në destinacionin e dëshiruar.
Pa dyshim që nuk është një projekt utopik pasi duke patur parasysh hapat me të cilat vrapon teknologjia sa hap e mbyll sytë Volvo 360C do të jetë pjesë e jetës sonë.