Nuk ndodh shpesh në Tiranë që baret dhe lokalet e natës ti kushtojnë vëmendje vargut të poezisë, apo autorëve që i kanë krijuar këto vepra. Por një bar në Tiranë ka zgjedhur që t’u ofrojë klientëve të saj, mbrëmje të qeta poetike, nëpërmjet recitimeve të bëra nga njerëz të dashuruar me poezinë. Mbrëmje poetike në nder të Dorit. Nata e të dielës iu kushtua pikërisht shkrimtarit Teodor Keko. Një prej vajzave thotë se ka zgjedhur të recitojë poezitë e tij, pasi e do fjalën, vargun dhe veprën e tij. Por këto mbrëmje poetike janë të rralla në kryeqytet dhe interesi i publikut është i pakët. Këtë na tregon edhe poetja Ristani e cila apelon për më shumë vëmendje dhe ngjallje dashurie ndaj poezisë.