Ngjarjet e fundit, si krimet e aksidentet kanë vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese në vendin tonë. Nëse duhet rritur siguria në vend, sigurisht që duhet të krijohet një marrëdhënie miqësore mes Policisë dhe qytetarëve, pra këta të fundit të besojnë te Policia. Qytetarët nuk duhet të bëhen bashkë me krimin dhe të mos i neglizhojnë rastet kur shkelet ligji, por duhet të denoncojnë në organet policore, kur ndodhen në një situatë të tillë emergjente. Dhe lidhur me këtë, siç shikohet në fotot e ardhura në redaksinë e Intv.al, Policia e Shtetit ka filluar të shpërndajë broshura nëpër komunitet mbi numrat e ri të emergjencave, ku mund të drejtohen qytetarët në rast të nevojave të ndryshme që mund të kenë për ndërhyrjen e uniformave blu.