INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një përrallë e vërtetë në Holandë. Ja kush është fshati që ia kalon dhe Venecias…

Një përrallë e vërtetë në Holandë. Ja kush është fshati që ia kalon dhe Venecias…

Publikuar më: 13:54 13-05-2016

Giethoorn është një fshat i mrekullueshëm në Holandë, që pa frikë mund të thuhet se ia kalon dhe Venecias. Gjithçka duket si në përrallë. Harrojeni Venecian, pasi Giethoorn pa frikë mund thuhet se ka pamje më të bukur. Ky fshat i paqtë me ujë në vend të rrugëve duket se i përket një botë inegzistente. Fshati turistik është ndërtuar në shekullin e XVIII dhe atë e vizitojnë në çdo stinë shumë turistë.
Ky është një vend, ku nuk ka makina, po vetëm varka dhe me shtëpi të ndërtuara me arkitekturë të veçantë shumë harmonike me njëra – tjetrën dhe me urat e drunjta që përshkrojnë rrugicat. Aty çdo shërbim kryhet me varkë, madje dhe postieri shkon derë më derë duke kaluar përmes përrenjve, që ndajnë zonat e banuara.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715