Roboti Catspad pritet të ul stresin tek pronarët e maceve dhe ti ndihmojë në kujdesen e miqve të tyre të vegjël.
Catspad është shfaqur pak kohë më parë në Las Vegas dhe është fjala e fundit e teknologjisë për kujdesen e kafshëve.
Roboti ka aftësinë të kuptoj se kur duhet të ushqej macen dhe sasinë e ushqimit që ajo duhet të konsumoj për çdo vakt.
Por jo vetëm kaq Catspad mund të ndjek dhe një dietë për të mbajtur sa më të shëndetshëm mikun tuaj me 4 putra.
Në SHBA 60% e maceve vuajnë nga mbipesha, por nëpërmjet këtij roboti inteligjent ky do jetë një problem që i përket të shkuarës pasi catspad mund të regjistroj se sa ushqim konsumon macja dhe në vaktin e radhës sasia do jetë më e kufizuar.
Nëse do ju duhet të largoheni me pushime për pak kohë tashmë s'do ta mbani mendjen mbrapa pasi Catspad është i programuar të kujdeset për periudha afat gjate.
Shpikësit e këtij roboti shprehen se catspad punon me energji elektrike dhe gjithashtu ka dhe një bateri emergjence në rast prerjeje të energjisë.
Pronarët mjaftojnë që të shkarkojnë aplikacionin në telefon e tyre për të kontrolluar çdo veprim të catspad dhe maces.
Në këtë program ju regjistroni të gjitha të dhënat e maces tuaj dhe puna tjetër i takon catspad.