INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Skënderbe ndryshe vjen në formatin 3D [FOTO]

Një Skënderbe ndryshe vjen në formatin 3D [FOTO]

Publikuar më: 12:29 02-08-2016

Fatmir Gjevukaj prej kohësh ka dashur ta realizojë atë, por vetëm tani i është krijuar mundësia. Bëhet fjalë për portretin e Skënderbeut në formatin 3D.

 

“Kam tentuar që të inkorporoj në portretin e Skënderbeut virtytet sa më njerëzore të tij, si strateg ushtarak por edhe si mendimtar, gjithashtu edhe si një njeri i thjeshtë dhe real”- është shprehur piktori.
Gjevukaj, që prej vitit 2005 ka futur në punët e tij realizimet në formatin 3D dhe së fundmi ka sjell edhe figurën e heroit kombëtar. Fatmir Gjevukaj ka thënë për KultPlus se ky punim është fotografi dhe është punuar me 3DsMax dhe Zbrush.
“Gjatë realizimit të kësaj vepre kam bërë hulumtime të shumta dhe kam përdorur referenca të ndryshme të kohës në të cilën ka jetuar Skënderbeu, realizimi i së cilës mi ka marrë rreth një muaj kohë për të përfunduar. Kam tentuar që të inkorporojë në portretin e Skënderbeut virtytet sa më njerëzore të tij, si strateg ushtarak por edhe si mendimtar, gjithashtu edhe si një njeri i thjeshtë dhe real”, ka thënë ai për ‘KultPlus’.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715