INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër cunam i fuqishëm godet Indonezinë, 168 të vdekur, qindra të plagosur [VIDEO]

Një tjetër cunam i fuqishëm godet Indonezinë, 168 të vdekur, qindra të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 10:54 23-12-2018

Një cunam i fuqishëm ka përfshirë zonën e njohur si Sunda Strait natën e së shtunës.

Raportohet se numri i viktimave është rreth 168 jetë të humbura dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një cunami të fuqishëm në Indonezi.

Sipas autoriteteve indoneziane 33 persona mbeten të humbur midis rrënojave dhe baltës.

XCBXFGJCFG.jpg

Meteorologjia indoneziane, Agjencia e Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) tha se vala nuk ishte shkaktuar nga një tërmet, por ndoshta ishte rezultat i një shpërthimi të malit Krakatoa.

Ndërsa më vonë agjencia shpjegoi se sistemet paralajmëruese të saj janë të lidhura kryesisht me aktivitetin tektonik, jo jo si pasojë vullkanike.

Videoja e filmuar në një nga plazhet e prekura, tregon valën që lëkundet kur pushuesit po dalin nga uji.

DFGHXFGHJDGF.jpg

ZDFHFGDJF.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277