INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një urim për ushtarakët me mision jashtë vendit, Meta:Jeni Krenaria e FA

Një urim për ushtarakët me mision jashtë vendit, Meta:Jeni Krenaria e FA

Publikuar më: 11:27 31-12-2017

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Presidenti Ilir Meta ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr.

Gjatë takimit me ushtarakët Meta iu ka uruar atyre gëzuar Vitin e Ri si dhe i vlerësoi për misionin e punën e vështirë.

Sakaq, presidenti mësohet se ka patur edhe një video-konferencë me ushtarët në mision jashtë vendit të cilëve u shprehu mbështetje e solidaritet.

“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA veçanërisht me mision jashtë vendit. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet.Ushatarakët me misone jashtë vendit janë kreanaria e FA”, u  shpreh Kreu i Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324