INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një virus i frikshëm po paralizon fëmijët. 6 të prekur brenda pak ditëve

Një virus i frikshëm po paralizon fëmijët. 6 të prekur brenda pak ditëve

Publikuar më: 10:43 08-10-2018

Një sëmundje e ngjashme me atë të poliomielitit po frikëson banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjashtë fëmijë janë diagnostikuar me sëmundjen e rrallë të shkaktuar nga një infeksion entrovirus. Sëmundja akute, e njohur si AFM (një gjendje e rrallë por shumë serioze), sulmon sistemin nervor të trupit, prek shtyllën kurrizose dhe shkakton paralizë.  Fëmijët e prekur nga kjo sëmundje janë të gjithë nga Minesota. Shpërthimi i ri goditi fëmijët nën moshën dhjetë vjeçare, të gjithë të diagnostikuar gjatë dy javëve të fundit. Simptomat janë të ngjashme me të ftohtët, por pasojat janë të frikshme. Brenda pak kohësh paralizohen gjymtyrët. Nuk ka vaksinë për sëmundjen dhe nuk ka trajtim specifik. Simptomat përfshijnë dobësinë e gjymtyrëve, paralizë të fytyrës, muskujt dhe reflekset në trup bëhen të dobëta. Rastet e para të njohura datojnë që nga viti 2014, kur pesë fëmijë nga Kalifornia të moshave 2 deri në  16 vjeç u prekën nga infeksioni misterioz, që i la ata të paralizuar në këmbë dhe krahë. Fajtor për këtë është një virus shumë i rrallë  i njohur si D68 një agjent infektiv i cili ndryshe nga enteroviruset e tjera më të zakonshme (të cilat zakonisht japin probleme me frymëmarrjen ose çrregullime të zorrëve është shoqëruar me simptoma të ngjashme si ato të poliomelitit. Simptomat fillestare i ngjajnë gripit: kollitje, teshtitje edhe dhimbje fyti.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445