INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me 5 shtetet që zotërojnë rezervat më të mëdha të arit në botë

Njihuni me 5 shtetet që zotërojnë rezervat më të mëdha të arit në botë

Publikuar më: 20:48 07-04-2019

Për 5.000 vjet, ari ka dëshmuar statusin e tij si ruajtja e fundit e vlerës.
Vendin e parë me rezervat më të mëdha të arit e zë SHBA me 8.407 ton, më pas Gjermania, Italia, Franca dhe në vendin e 5 Rusia.
5 vendet me rezervat më të mëdha të arit:

SHBA
Uashingtoni thuhet se mban rezervat më të mëdha të arit në botë prej 8,407 ton. Kjo përbën më shumë se 75 për qind të rezervave valutore kombëtare.

Gjermania
Banka Gjermane zotëron aktualisht 3,483 ton ar, e cila përbën më shumë se 70 për qind të rezervave valutore të Gjermanisë. Rregullatori ka tentuar të riatdhesojë rreth 674 tonë ari të mbajtur nga Banka e Francës dhe Banka Federale e Rezervave Amerikane. Riatdhesimi i arit të kombit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

Italia
Me 2.534 ton ar në arkën e saj, Italia zë vendin e tretë në botë. Shuma përbën rreth 70 për qind të rezervave valutore të vendit. Sipas politikës së ndjekur nga Banka e Italisë, ari është investimi më i sigurt në kohën e trazirave ekonomike dhe mbrojtje ndaj luhatshmërisë së dollarit amerikan.

Franca
Parisi thuhet se zotëron 2,518 ton metal të çmuar, i cili përbën rreth 60 për qind të të gjitha rezervave valutore të Francës. Politikania franceze Marine Le Pen, ka kërkuar vazhdimisht rritjen e shitjes së arit të kombit, si dhe riatdhesimin e të gjitha shufrave të Francës që mbahen nga shtete të huaja.

Rusia
Banka Qendrore e Rusisë në gjashtë vitet e fundit ka bërë blerjet më të mëdha të arit. Në 2017, Rusia hoqi Kinën nga lista e 5 vendeve me rezervat më të mëdha të arit. Vitin e kaluar Rusia u bë blerësi kryesor i arit në botë me blerje neto 651.5 ton metrikë. Në muajin shkurt Banka Qëndrore Ruse rriti grumbullimin e arit në 2.149 ton.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115