INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me banorët, që jetojnë më gjatë dhe më pak

Njihuni me banorët, që jetojnë më gjatë dhe më pak

Publikuar më: 09:38 09-05-2018

Njihet lidhja e varfërisë si shkak për uljen e jetëgjatësisë, pasi ushqyerja e shëndetëshme është shumë e rëndësishme në lidhje me uljen e nivelit të sëmundshmërisë. Në vendin tonë banorët e qarkut të Kukësit kanë jetëgjatësi më të ulët se ata të zonave të tjera të vendit dhe ky qark në fakt rezulton si më i varfri. Sipas INSTAT, 70 vjeç e 7 muaj është mosha mesatare e vdekjeve të kukësainëve. Ndërsa në rang kombëtar mestaraja është 73 vjeç e 7 muaj. Më gjatë në Shqipëri jetojnë gjirokastritët dhe korçarët përkatësisht, mosha mesatare e vdekjeve të qyetarëve të Gjirokastrës është 76.7 vjeç, ndërsa e atyre të Korçës 74. 8 vjeç. 

Ndërsa qarqet Lezhë dhe Dibrë kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë, 73 vjeç e 7 muaj. Edhe qytetarët e kryeqyteti jetojnë pak më pak se mestarja kombëtare afro 73. 3 vjeç dhe elbasanllinjtë edhe më pak 73 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026919841766357