Mjeku shqiptar në Shkup, Ridvan Bajrami, është personi i cili për 27 orë rresht nuk ka lënë spitalin për të ndihmuar të plagosurit e aksidentit tragjik të dy ditëve më parë në autostradën Tetovë-Shkup.
Ai është kirurg i specializuar ne spitalin “8 Shtatori” në Shkup dhe është mjek ë të gjithë pacientët e kanë vlerësuar si me zemer të madhe. Ai as ka fjetur fare dhe ndihmoi pjesën më të madhe të të plagosurve.
Sipas mediave maqedonase deri më tani janë shënuar 15 viktima dhe 39 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.