INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me ''Nobe 100'', makina ''merimangë'' që parkohet në mur

Njihuni me ''Nobe 100'', makina ''merimangë'' që parkohet në mur

Publikuar më: 09:38 05-09-2019

‘’Nobe 100’’ është makina e re elektrike e cila ndryshe nga automjetet e tjera mund të parkohet vertikalisht në mur.

Kjo makinë e veçantë dhe me tre rrota pritet të krijohet në Estoni dhe do të jetë e ndërtuar me materiale të riciklueshme.

Për  shkak se është plotësisht elektrike, makina është e përjashtuar nga taksat rrugore.

Ajo që e dallon nga të gjitha makinat e tjera është teknologjia e saj e parkimit, e cila lejon që të parkohet vertikalisht në anën e një muri, duke përdorur një pajisje parkimi.

makina_parkohet_ne_mur.jpg

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Roman Muljar thotë se “Nobe 100” është dizajnuar në këtë mënyrë për të liruar hapësira në rrugë dhe për të rritur sigurinë.

Makina peshon vetëm 600kg dhe me dy orë karikim mund të ecë deri në 130 km/h.

Çmimi i ‘’Nobe 100’’ do të jetë 29.790 paund, por dhjetë makinat e para do të shiten me zbritje deri në 23,997 paund.

Kompania po përpiqet të mbledhë para për të ndërtuar makinën dhe ka për qëllim që kjo shumë të arrijë deri në 82,273 paund.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096