INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytetin ku ditët janë netë dhe netët janë ditë

Njihuni me qytetin ku ditët janë netë dhe netët janë ditë

Publikuar më: 09:46 11-05-2019

Norilsk është një qytet rreth 1800 milje larg Moskës.

Nuk ka kështjella të lashta, as ndërtesa shumëkatëshe. Por Norilsk është qyteti ku ditët janë netë dhe netët janë ditë. Në këtë qytet të ftohtë dimri zgjat nëntë muaj vera është aq e shkurtër sa dëbora në fakt shkrin fare.

E vetmja mënyrë për të mbërritur në këtë qytet është me aeroplan (gjatë gjithë vitit) ose traget (në verë), me leje të veçantë. Largësia dhe burokracia nuk frikësojnë vetëm turistët e huaj, por edhe rusët. Agjencia e Zhvillimit Norilsk thotë se qyteti vizitohet nga rreth 200 të huaj në vit.

Norilsk shtrihet brenda Rrethit Arktik, dhe historia e tij është një përrallë e vërtetë e përpjekjes së mrekullueshme njerëzore. Ndërtuar në vitin 1935 në kushtet më të vështira (netë polare, temperaturë super të ulëta), Norilsk është shtëpia e 170,000 banorëve të cilët nuk e shohin diellin për disa muaj në vit.

Norilsk është një nga qendrat më të mëdha industriale në Rusi. Por kjo "oazë në qendër të shkretëtirës me borë" është ndërtuar nga të burgosurit.

Nga ana arkitekturore është një qytet i zakonshëm sovjetik. Jo, nuk është qyteti më i ftohtë në Rusi, por acari është ‘ferr’, dimri zgjat nga shtatori në maj dhe shtigjet e dëborës mund të shihen edhe në korrik.

Në vjeshtë, temperatura bie në minus 30 C,shoqëruar me erëra të forta.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775