Qeveria ka miratuar vendimin për vendet vakante që do të shpallen në shërbimin civil gjatë vitit 2019. Në total janë 495 vende pune për të cilat do të zhvillohen konkurse.
-Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;
-Për kategorinë e mesme drejtuese 62;
-Për kategorinë e ulët drejtuese 190;
-Për kategorinë ekzekutive 235.
Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse.
Ndërkohë, 803 vende vakante në administratën publike brenda dhe jashtë shërbimit civil i janë dedikuar studentëve të ekselencës për të cilët procesi është ende në vijim.