Këtë të premte besimtarët bektashinj do të festojnë Sulltan Nevruzin.
Ndërsa kurdët e Irakut mbrëmjen e djeshme ndezën pishtarë në majën e malit të Akrës, në veri të vendit.
Bashkë me ndezjen e fishekzjarreve, pishtarët e ndezur janë pjesë e traditës së kremtimeve të përvitshme të festës që koinçidon me ekuinoksin e pranverës, e që llogaritet në bazë të kalendarit diellor.
Dita e Sulltan Novruzit personifikon në bindjen e bektashinjve ditën e ringjalljes së madhe.
Ata e festojnë për 3 ditë rresht ditëlindjen e imam Aliut.