INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nuk do më diskriminojë njeri, i kam duart me kallo''/ Ja kërkesa e gjimnazistit për Lulzim Bashën

''Nuk do më diskriminojë njeri, i kam duart me kallo''/ Ja kërkesa e gjimnazistit për Lulzim Bashën

Publikuar më: 13:46 11-03-2019

Gjatë qëndrimit në Korçë, kryedemokrati, Lulzim Basha zhvilloi një takim të rinjtë ku pohoi para tyre se PD-ja do të jetë partia që do iu qëndrojë gjithmonë në krah të rinjve shqiptarë.

Basha tha se potenciali i rinisë shqiptare është shumë i madh, por për fat të keq shtoi ai, gjërat shkojnë në kahun jo të duhur pasi qeveria punon kundër interesave parësore dhe kundër rinisë.

Nga ana tjetër, një gjimnazist në bashkëbisedim me Luzim Bashën u shpreh se ajo që kërkon rinia është që të qëndrojë këtu dhe të lidhen fatet e së ardhmes me Shqipërinë e jo të largohen drejt vendeve të tjera.

Ai pohoi se është i detyruar të punojë në arat e fshatit dhe duart e tij janë mbuluar nga kallot, por u shpreh, se askush nuk do mundet ta diskriminojë.

“Ne nga kjo qeveri paguajmë një haraç më shumë. Ai na quajti shpellarë. Sot kam ardhur me kallo në duar nga puna e fshati, nuk mund të më diskriminojë as Edi Rama dhe as Donald Trump. Ëndrrat tona janë e ardhmja jonë. Ne nuk kemi kusur që të vuajmë jashtë shtetit dhe ne të ardhmen duam ta kemi këtu”, tha një student.

Article Logic
Execution time: 0.0022521018981934