INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni çfarë thotë sot Rama për aleatët e 4 viteve në pushtet [FOTO]

Nuk do ta besoni çfarë thotë sot Rama për aleatët e 4 viteve në pushtet [FOTO]

Publikuar më: 13:27 06-06-2017

Miqë prej 20 vitesh, bashkëpunëtor në politikë, por dhe ata që e mbajtën në pushtet për 4 vjet Edi Rama i ka mbledhur së bashku në një fotomontazh, të cilën e ka publikuar në rrjetin social facebook. Ben Blushi, miku i ngushtë i Edi Ramës deri në momentin që ai guxoi që të garojë për postin e Kryetari të PS, Rama e përjashtoi. Petrit Vasili, kreu i partisë që krijoj aleancën për Shqipërinë evropiane në vitin 2013, tashmë Edi Ramës nuk i duhet, të paktën deri më 25 qershor, se më pas... ku i dihet mund ti duhet të krijojë qeverinë e re të ardhshme për...Shqipërinë që duam. Edhe shpëtim Idrizi, deputeti socialist e që krijoj partinë çame nuk i duhet, në kohën kur Edi Rama po kërkon votën për të qeverisur vendin. Edhe pse në verën e vitit të kaluar kur themelet e koalicionit u tronditën Rama nxitoi ta bëjë Shpëtim Idrizin nënkryetar të Kuvendit e aleat në qeveri. Por sot jo, mbase votat e çamëve nuk i duhen për 71 mandate. Eduart Ndocaj deputeti i zgjedhur me votat e socialistëve e që investoi jo pak para në vitin 2013 tashmë drejton një forcë të re politike, por që për Edi Ramën është njëlloj me krerët e partive të tjera aleate me të cilat erdhi në pushtet. Pjesë e fotomontazhit të kryeministrit është dhe Gjergj Bojaxhi. Të gjithë këta drejtojnë parti politike, e që kryeministri Rama ironizon duke i quajtur Kryeministra. Në fotografinë e shpërndarë Rama shkruan:
Edi rama në facebook:
"Na bo në foto
Përpara se sa të bëhemi kryeministra".
Janë më pak se 3 javë që na ndajnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, por ndoshta Edi Ramës do i duhen pikërisht këta për tu bërë ai vetë kryeministër.

 

ramaaaaaaaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0046980381011963