INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Nuk është presidenti im”. Vuçiç pritet me protesta ditën e betimit[VIDEO]

Publikuar më: 13:44 31-05-2017

U çel sot zyrtarisht, fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen më 11 qershor. Fushata zgjat dhjetë ditë dhe ajo do të përfundojë dy ditë para votimeve, më 9 qershor. Në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas KQZ-së, marrin pjesë 26 subjekte : 5 koalicione të mëdha, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare. Zgjedhjet do të monitorohen nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë e vendorë. Ndërkohë që në Kosovë është çelur fushata zgjedhore , në parlamentin e Serbisë është mbajtur seanca e betimit të presidentit të ri Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u prit në Kuvend me mbishkrime “E shite Kosovën” e me akuza për tradhti. Anëtarë të grupit parlamentar “Për shpëtimin e Serbisë – Serbia e Re”, hynë në ndërtesën e Kuvendit serb me parulla “Nuk është presidenti im”. Deputetët protestues mbanin në duar edhe të tjera mbishkrime , si: “Nuk dua tradhtar për president”, “Marrëveshja e Brukselit është tradhti”, “Hajni nuk urohet për vjedhje”, “E ke shitur Kosovën”, e të ngjashme. Ndaj këtyre protestave, presidenti i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi duke u dërguar një puthje me dorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992