INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka para për orët shtesë, si do kompensohen policët

Nuk ka para për orët shtesë, si do kompensohen policët

Publikuar më: 16:29 12-02-2019

Punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë punuar jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë. Për shkak të mungesës së fondeve Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore ku iu shkruan që për orët shtesë të punës punonjësit e policisë të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lek.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policisë ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë.

Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit veccanërisht në drejtorinë e policisë së tiranës.

Protestat e vazhdueshme në zonën e Astirit por edhe protestat disajavore të studentëve në fund të vitit 2018 bënë që për rreth 3 muaj 6 komisariate në Tiranë të kalonin në gadishmëri duke punuar jashët orarit dhe pa asnjë pushim javor. Çdo efektiv i këtyre komisariateve ka shumë orë shtesë, por shumë pak gjasë që të paguhen për to.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779