IN SMART TECH MOBILE APPS CARS VIDEO
Nuk keni shpëtim! WhatsApp sjell risinë që nuk do ju pëlqejë aspak!

Nuk keni shpëtim! WhatsApp sjell risinë që nuk do ju pëlqejë aspak!

Publikuar më: 22:49 17-10-2018

Whatsapp ka njoftuar një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të mërzisë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Aplikacioni juaj i preferuar i mesazheve, WhatsApp po redukton funksionin e tij ‘unsend’. Kështu, aplikacioni do të ndalojë së përpjekuri të fshijë mesazhet tuja të turpshme nga telefonat e përdoruesve të tjerë pas 13 orësh.

Platforma e mesazheve lejon përdoruesit të fshinin mesazhet, duke përfshirë GIF dhe videot, deri në një orë pas dërgimit të tyre. Por, tashmë nëse pajisja e marrësit do të jetë e fikur apo pa internet, pas 13 orësh dhe 8 minutash, mesazhet tuaja nuk do të fshihen.

Aplikacioni aktualisht shpenzon një kohë të pakufizuar duke u përpjekur për të fshirë mesazhet që ju jeni penduar që i keni çuar, por tashmë do të heqë dorë pas 13 orësh, tetë minutash dhe 16 sekondash.

Ndryshimi do të thotë se mesazhet nuk do të largohen nga telefonat e marrësve nëse pajisja do jete e fikur gjatë asaj kohe, sipas WABetaInfo.

Pas afatit përfundimtar, përdoruesit e WhatsApp do jenë në gjendje të fshijnë mesazhin vetëm nga pajisja e tyre.

 

Më shumë në këtë kategori: « Porsche prezanton Panther GTS
»
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721