INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk respektuan sinjalistikën, 64 gjoba vetëm në dy orë

Nuk respektuan sinjalistikën, 64 gjoba vetëm në dy orë

Publikuar më: 10:17 20-06-2018
Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore ka ndëshkuar vetëm në dy orë ditën e sotme 64 drejtues mjetesh. Policia Rrugore e Tiranës ka nisur aksionin për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore në rrugët e brendshme të qytetit. Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të qytetit drejtuesit injorojnë sinjalizimin rrugor vertikal, është rritur forca goditëse në mëyrë që të ndërgjegjësohen drejtuesit e automjeteve. Trafiku i rënduar shkakton konfuzion ku jo pak herë janë shënuar aksidente, por dhe konflikte fizike. Aksioni u shtri mëngjesin e sotëm në kryqëzimin pranë QSUT në rrugën e ‘Dibrës’, ku pjesa më e madhe e automjeteve që dalin nga spitali, vazhdojnë në drejtim të kryqëzimit me Unazën pa respektuar tabelat detyruese për kthimin djathtas. Gjoba u vendosën edhe për drejtuesit që vijnë nga ‘Zogu i Zi’ dhe kthehen majtas për tek rruga ‘Fortuzi’ në kryqëzimin me rrugën e ‘Durrësit’ pa respektuar tabelën, e cila detyron mjetet të vazhdojnë drejt.
Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494