INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nutella dëbohet nga tregu italian! Ja përgjigja e saj pas akuzave kancerogjene [VIDEO]

Nutella dëbohet nga tregu italian! Ja përgjigja e saj pas akuzave kancerogjene [VIDEO]

Publikuar më: 13:08 23-01-2017

Një lajm tronditës për të gjithë adhuruesit e çokokremit të famshëm.

Ferrero, krijuesi i Nutella, ka goditur mbrapsht pretendimet se vaji i palmës përdorur në lajthitë dhe çokollatën e Nutella mund të shkaktojë kancer. Në maj, Autoriteti Europian i Standardeve të Ushqimit paralajmëroi se kontaminuesit e gjetur në formën e ngrënshme të vajit të palmës është kancerogjen. Madje edhe konsumimi i moderuar i kësaj substance paraqiste një rrezik për fëmijët dhe në mungesë të të dhënave përfundimtare, asnjë sasi e këtij vaji nuk konsiderohej e sigurtë për t’u konsumuar. Kështu, një sërë marketesh në Itali, duke përfshirë zinxhirin më të madh të supermarketeve, Coop, kanë bojkotuar Nutellën si masë parandaluese. Nuk ka munguar as përgjigja e Ferrero ndaj akuzave kancerogjene, i cili ka publikuar një reklamë ne përpjekje për të bindur konsumatorët mbi sigurinë e produktit. Ferrero këmbëngul se vendimi për të mbajtur vajin e palmës tek Nutella, pavarësisht frikërave që ekzistojnë, është një vendim i bazuar mbi cilësinë dhe jo koston. Menaxheri i Ferreros, Vincenzo Tapella, tha për Reuters se të bësh Nutellan pa vaj palme do të prodhonte një zëvendësues të dobët të çokokremit që të gjithë adhurojnë, duke bërë kështu një hap prapa. Kjo është një tronditje për tregun italian, duke qenë se Nutella është produkti ikonë i Ferrero, kompanisë që ka ngjitur familjen Ferrero në fronin e njerëzve më të pasur në itali, me vlerë plot 22 bilionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0049009323120117