INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxehet Vulin: Zaev nuk di ta respektojë miqësinë e Serbisë [VIDEO]

Nxehet Vulin: Zaev nuk di ta respektojë miqësinë e Serbisë [VIDEO]

Publikuar më: 10:59 13-12-2017

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e integrimit ka nxehur zyrtarët serb. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin reagoi menjëherë duke u shprehur se “kryeministri maqedonas nuk di ta respektojë miqësinë e Serbisë’. Reagimi i Vulin erdhi pasi Zaev i pyetur nëse vendi i tij do të mbështesë anëtarësimin e Prishtinës në UNESCO , tha se Prishtina duhet "të llogarisë mbështetjen e Maqedonisë në të gjitha proceset". Në fillim të muajit dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kryeministri maqedonas nuk e ka mbajtur fjalën e tij. Megjithëse ai bëri një premtim publik për të abstenuar në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, kjo si dëshmi e miqësisë ndaj Serbisë, Zaev vendosi të mbështesë Prishtinën, "tha Vulin në një deklaratë të martën dhe shtoi: "Zaev në këtë mënyrë demonstroi se Vuçiç i njeh mirë njerëzit dhe rrethanat, por edhe atë që kryeministri maqedonas me të vërtetë mendon për Serbinë". Serbia dhe presidenti i saj janë miq të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, tha ministri i mbrojtjes duke shtuar se Zaev nuk di ta respektojë këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613