INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxënësit të sigurt, Bashkia merr masa për sigurinë rrugore, mbyll daljet e paautorizuara...

Nxënësit të sigurt, Bashkia merr masa për sigurinë rrugore, mbyll daljet e paautorizuara...

Publikuar më: 14:08 07-09-2017

Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës, ka vazhduar një aksion për vendosjen e sigurisë në rrugët kryesore të Tiranës.

Skuadra të posaçme janë ngritur për të vendosur kangjella në hyrjet dhe daljet e paligjshme, të cilat shpesh here bëhen burim i një trafiku të pa dëshiruar dhe ndonjëherë dhe burim aksidentesh. Ky aksion vjen në prag të vitit të ri shkollorë, me qëllimin që të gjithë fëmijët të ndihen më të sigurt.

Nga ky aksion janë mbyllur dhe hyre-daljet e paautorizuar, pasi Bashkia e Tiranës u kishte lënë një afat 15 ditor që të autorizoheshin. Aksioni ka nisur nga aski rrugor që nis nga sheshi “Skëndërbej” dhe që vijon në drejtim të autostradës. Në këtë aks janë gjetur shumë hyrje të paligjshme dhe si shkak i kësaj parregullsie, Bashkia i ka bllokuar hyrje-daljet.

Ky aksion do të vazhdoj edhe ne 22 rrugë të tjera në Tiranë, ndërsa për bizneset që kishin probleme pra akses abuziv, do ju duhet të bëjnë një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe më pas drejtoria përkatëse e transportit, e cila merret me monitorimin, në bazë të ligjit do të marrë një vendim nëse këto biznese mund të kenë akses në këto rrugë ose jo.

Pajisja me autorizim për përdorimin e hyrjeve dhe degëzimeve ekzistuese ose të reja në rrugët urbane, apo rrugë-kalimet e automjeteve në trotuar, është detyrim ligjor.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932