INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxirrni çadrat, ja si do të jetë moti pasdite dhe nesër

Nxirrni çadrat, ja si do të jetë moti pasdite dhe nesër

Publikuar më: 14:37 25-03-2017

Kaq e pati dielli!

Nëse i shijuat ditët me diell, meteorologët kanë një lajm të keq.

Pasditja e së shtunës do të sjellë në territorin e Shqipërisë reshje të dobëta shiu. Reshje do të ketë në ekstremin verior, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në pjesën më të madhe të vendit. E diela sjell kthjellime dhe vranësira në gjithë territorin deri në mesditë.

Vranësirat fuqizohen e për pasojë reshje shiu do të ketë në qendër dhe në veri. Pasditja do të shtojë vranësirat në vend duke sjellë shira lokalë edhe në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të kenë një rënie të ndjeshme mesditën e së dielës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimin 2-3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051