INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama dhe NATO kundër Trump: Do vazhdojmë presionet ndaj Rusisë

Obama dhe NATO kundër Trump: Do vazhdojmë presionet ndaj Rusisë

Publikuar më: 18:47 18-11-2016

Presidenti në ikje i Shteteve te Bashkuara Barak Obama dhe liderët kryesore te Bashkimit Europian rikonfirmuan angazhimin e tyre për një NATO sa më të fortë, si edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për rolin e saj në krizën e Ukrainës. Pas një takimi në Berlin, në ndalesën e fundit të turit europian të Obamës, ata kritikuan bombardimet e Rusisë në Siri dhe shprehen shqetësimin e tyre të thellë për krizën humanitare në këtë vend. Presidenti Obama u takua në Berlin me kancelaren gjermane Merkel, kryeministren britanike Tereza Mei, presidentin francez Hollande, si edhe me kryeministrat Renzi e Rahoi. Përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë u shpreh se liderët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit përmes institucioneve ndërkombëtare, përfshire këtu edhe NATO-n. Presidenti i ardhshëm Donald Trump ka kritikuar sjelljen e deritanishme në marrëdhëniet me Rusinë dhe ka premtuar se do të punojë për përmirësimin e tyre. Por Obama së bashku me aleatët ishin të ashpër në qëndrimin e tyre duke dënuar rolin e Moskës në konfliktin me Ukrainën, por edhe për konfliktin në Siri.

Article Logic
Execution time: 0.004155158996582