INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Obama: ISIS ka humbur territor, por sulme mund të ketë ende

Obama: ISIS ka humbur territor, por sulme mund të ketë ende

Publikuar më: 09:57 05-08-2016

Presidenti amerikan, Barack Obama ka lavdëruar suksesin e arritur nga trupat amerikane dhe ato ndërkombëtare kundër grupit militant, Shteti Islamik, por ka tërhequr vërejtjen se përkrahësit e IS-it që veprojnë të vetëm do të vazhdojnë të jenë problem.

"Mundësia për agresorë të vetmuar apo celula të vogla që vrasin njerëz është shumë reale“, deklaroi Obama, duke shtuar se mund të aktivizohen rrjete terroriste në SHBA. Pasi foli me shefat e ushtrisë dhe zyrtarë të sigurisë kombëtare, Obama deklaroi se ISIS-i nuk është i pamposhtur. Presidenti tha se disfata e Shtetit Islamik është e pashmangshme dhe ai parashikoi se në të ardhmen e afërt ky grup do të humabsë rakën në Siri, që e cilëson si kryeqytetin e tij dhe gjithashtu Mosulin në Irak.

Lideri amerikan tha se Shteti Islamik nuk ka kryer një ofensivë të suksesshme në Irak apo Siri prej më shumë se një viti dhe kjo tregon qartë reduktimin e aftësive të xhihadistëve. Por, ai tha se ISIS-i ka ndërmarrë sulme të shumta në Irak, Francë, Gjermani, Belgjikë apo Bangladesh dhe është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mos i dorëzohet frikës.

Obama tha se ISIS-i nuk ka asnjë mundësi të mposhtë SHBA-në apo NATO-n dhe e vetmja mënyrë që të triumfojë është që SHBA-ja të marrë vendime të gabuara si vrasja e civilëve në zona lufte apo përdorimi i testeve fetare për të vendosur se kush mund të hyjë në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0048708915710449