Me siguri të gjithë e mbani mend ish presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe familjen e tij simpatike.
Të gjithë duam të dimë se çfarë është duke bërë familja. Dhe një lajm jo i mirë vjen për të gjithë ata që i duan Obamat, sigurisht për ata që janë supersticiozë.
Është e natyrshme që familja Obama të blejë një shtëpi,por ajo çka surprizuar të gjithë është fakti se ata kanë blerë një apartament në New York,në një pallat i cili konsiderohet i mallkuar.
Por përse i mallkuar? Në këtë pallat të frikshëm kanë ndodhur një sërë tragjedish, sidomos vetëvrasje.
Vetëvrasja e fundit ishte ajo e prillit të shkuar, ku shkrimtarja Jean Stein i dha fund jetës së saj.Në këtë pallat po ashtu ka vrarë veten edhe vëllai i gazetarit të CNN, Cooper. Shembujt janë të shumtë por familja Obama është e guximshme dhe ka vendosur të lërë mënjëanë gojët e liga duke vijuar jetën e tyre të qetë.