INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OBSH, Europa në alarm nga fruthi

OBSH, Europa në alarm nga fruthi

Publikuar më: 11:51 21-08-2018

Fruthi rikthehet në shumicën e vendeve europiane. Organizata Botërore e Shëndetësisë është alarmuar pasi rastet e fruthit në Europë kanë shënuar një rekord të lartë. Afro 41 mijë persona janë infektuar në gjashtë muajt e parë të 2018-ës dhe 37 prej tyre kanë humbur jetën nga komplikacionet e tij. OBSH po i bën thirrje vendeve europiane të marrin masa.

OBSH rekomandon që të gjithë fëmijët duhet të bëjnë vaksinën e fruthit në vitin e parë të lindjes dhe pastaj edhe para fillimit të shkollës. Për momentin Ukraina dhe Serbia janë ndër vendet me normat më të larta në Europë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0024898052215576