Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka reaguar pas qëndrimit të eurodeputetëve që ishin në Tiranë ditën e sotme, të cilët u shprehën kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
Sipas Bylykbashit, nga një sondazh i financuar nga BE, ka dalë se në Shqipëri 20% të zgjedhësve u janë ofruar para në këmbim të votës dhe ky rezultat ka ndikuar në zgjedhje.
'Po ai sondazhi i financuar nga BE qe nxjerr se 20% te zgjedhesve ne Shqiperi i eshte ofruar t'u blihet vota dhe sic thote ai raport, shit-blerja ka ndikuar ne rezultat? Apo c'e do, para taksapaguesish europiane jane, sa harxhojme ne per NGO-te! Sa mire qe raportin e zgjedhjeve e shkruajne profesionistet e ODIHR dhe jo kush ka merak se mos merzitet "dear Edi"!', ka shkruar ndër të tjera ish-deputeti.