Një veprim i cili pa dyshim do të merrte vëmendjen e mediave ishte momenti kur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk pranon të bëjë foton e përbashkët me mikëpritësit e samitit që zhvillohet në Tiranë.
Ai shtrëngoi dorën por jo si gjithë të tjerët, nuk doli foto me presidenten e Kroacisë, presidentin e Sllovenisë e presidentin e Shqipërisë.
Në momentin kur ka hyrë në samit, sikurse duket në video pasi ka takuar Ilir Metën, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Andrzej Duda-n, mikpritës të samitit të Brdo-Brijunit, Vuçic ka refuzuar foton e përbashkët që mikpritësit e realizuan me të gjithë liderët e tjerë të Ballkanit.