Oneplus, një brand kinez i zotëruar nga gjigandi Oppo po rritet shumë. Gjithçka nisi në 2012 me moton flagship killer. Sot kompania po arrin qëllimin e saj fillestar.
Smartphonët e Oneplus janë shumë të fuqishëm dhe kushtojnë pak në krahasim me rivalët. Kjo gjë ka bërë që Oneplus të kalojë Samsung për shitje këtë vit. Epo jo në total në të gjithë botën, por ama për sa i përket tregut të smartphonëve High-end në Indi(për një vend të varfër Oneplus quhet me plot gojë high-end).
Suksesi i OEM-ëve kinez duket i garantuar dhe dominuesit e vjetër të tregut janë ata që po vuajnë. Samsung duhet që të gjejë zgjidhje pasi rënia e shitjeve, sidomos tek Galaxy S9 do të ketë pasoja nëse zgjat shumë.
Pergatiti: Brenton Benja