Ndërsa sezoni veror është drejt fundit, operatorët turistike kanë bërë publike problematikat me të cilat ata janë përballur këtë sezon. Por ajo që ata theksojnë është se pavarësisht problematikave, ky sezon ka shënuar më shumë turistë të huaj e vendas.
Ndërkohë operatorët turistik ankohen për gjendjen e infrastrukturës dhe kualifikim e punonjësve. Kryetari i Shoqatës së Turizmit deklaron se për të përmirësuar situatën është e nevojshme që të ketë një koordinim më të mirë midis strukturave shtetërore dhe privatit.
Përmirësimi i këtyre dy sektorëve, si infrastruktura dhe kualifikimi stafeve, siaps operatorëve do të bënte të mundur zgjatjen e sezonit turistik.
Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Eduart Xhepa, deklaron se duhet të merren masa për të ndryshuar situatën.
Eduart Xhepa:
“Ka akoma punë për të bërë, gjithësesi mendoj që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Opreratorët turistik në Durrës i kanë ato problematikat që dihen, siç është kualifikimi i stafeve, infrastruktura që duhet të jetë e gatshme”.