INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita braktis Kuvendin, rrëzohet dekreti i presidentit Meta për buxhetin e vitit 2019 [FOTO]

Opozita braktis Kuvendin, rrëzohet dekreti i presidentit Meta për buxhetin e vitit 2019 [FOTO]

Publikuar më: 23:29 20-12-2018

Parlamenti rrëzoi dekretin e Presindetit Ilir Meta për kthimin e buxhetit në Parlament, me votat e mazhorancës. Gjatë votimit të pr/ligjeve, opozita braktisi sallën e Kuvendit. Ndërkohë buxheti mori 76 vota kundër dhe 22 pro.

Duke marrë shkas edhe nga kërkesat e studentëve, te cilet prej ditesh protestojnë, kreu i shtetit ktheu më datë 13 dhjetor ligjin për buxhetin sërish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës erdhi si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.

Presidenca njoftoi se Kreu i Shtetit, Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe kjo nisur nga situata politike në vend. Në argumentimin e tij, Presidenti vlerësoi konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Sipas tij, kthimi për rishqyrtim i buxhetit synonte interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend.

avet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223