Opozita e bashkuar do të protestojnë edhe sot, protestë e cila pritet të nisë rreth orës 09:30, përballë sallës së Parlamentit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, maxhoranca ka marrë të gjitha masat për të vazhduar një seancë normale, pasi ditën e sotme pritet të emërohen edhe 3 deputetët e rinj.
Protesta, e cila është e gjashta në radhë, duke nisur nga protesta e 16 Shkurtit, ku edhe u vendos për djegien e mandateve, ka të njëjtin synim, largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Selia blu deri në orët e vona të ditës së mërkurë nuk konfirmoi pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në protestën e sotme.
Për shkak të një takimi të rëndësishëm që ka programuar për të zhvilluar në Bruksel, Basha mund të mungojë sot në protestë, ndërkohë që peshën kryesore do ta mbajnë drejtuesit e partive të tjera opozitare dhe funksionarë të lartë të PD-së.