Opozita sërish do të thërras qytetarët që masivisht të marrin pjesë në protestën e radhës para Kryeministrisë. Burime pranë selive opozitare kanë bërë të ditur se, janë dy data mes të cilave do të zgjidhet për protestën e radhës para Kryeministrisë.
Këto data janë të shtunat e 6 ose 13 prillit. Protesta e fundit e opozitës para Kryeministrisë ishte të shtunën e kësaj jave. Në këtë protestë tubuesit bënë tre marshime rreth Kryeministrisë dhe një marshim tek Parlamenti.
Përfaqësuesit e opozitës shpesh kanë thënë se protestat do të kenë surpriza. Pritet të shihet se çfarë do të ndodh, ndërkohë kërkesa e opozitës është largimi i Edi Ramës nga posti iKryeministrit dhe krijimi i një qeveri tranzitore, që mund të kryesohet edhe nga një socialist.